Çdo ditë e më shumë, në vendin tonë po shohim të riinstalohet regjimi i terrorit, i frikës, mungesës së fjalës së lirë, në të gjitha veprimet e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Komunizmi po ricklohet, nga bijtë e nipat e gjyshërve të Partisë Komuniste e të Punës , që po drejtojnë institucionet qendrore e vendore të këtij vendi.

Nostalgjikët e komunizmit, nderojnë me simbolet e regjimit totalitar komunist, e me grushtin e bashkuar, diktatorin Enver Hoxha. por edhe sistemin kriminal, që përfaqësonte, duke krijuar vuajtje dhe dhimbje tek ajo pjesë e shoqërisë që humbi prindërit, fëmijët, të afërmit në burgjet dhe kampet komuniste.

Ish- të përndjekurit e të persekutuarit politikë, sot po ndjehen akoma të përndjekur e të persekutuar.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ka marrë përsipër hartimin dhe botimin e tri veprave madhore albanologjike: “Historia e shqiptarëve” “Enciklopedia shqiptare”dhe “Fjalori i madh i shqipes”.

Rikonfirmimi i Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave me një ligj, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, dëshmon për përgjegjësinë që i është ngarkuar nga mazhoranca për manipulimin dhe shtrembërimin e të vërtetave historike të Shqipërisë, të vërtetën mbi komunizmin, mbi njerëzit e shquar e patriot të këtij vendi, mbi kontributin e tyre.

Në Kuvendin e Shqipërisë, nga deputetët e Partisë Demokratike, janë depozituar disa projektligje, që synojnë dekomunistizimin e plotë të shoqërisë shqiptare.

Por që në vitin 2022, asnjëherë nuk përfshihen në agjendën e diskutimeve as të komisioneve parlamentare dhe në vazhdim shqyrtimi në seancë.

Për ne është moment veprimi, konsultimi, ndryshimi dhe miratimi i këtyre projektligjeve për të përmbushur një detyrim të kahershëm që kemi ndaj Shqipërisë, shqiptarëve e historisë! /Nga Emilia KOLIQI, deputete e Qarkut Shkodër, publikuar në Facebook/