uiz Ejlli ka publikuar ditën e sotme këngën e tij më të re që mban titullin “Frymë”, e cila është një dedikim shumë i ëmbël. Dhe e dini për kë?
Përmes kësaj kënge, Luizi ka zbuluar se ai dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja e njohur është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vajzë.
Prej disa kohësh po përflitej një lajm i tillë, por çifti i dashur për publikun kishte vendosur që të mos reagonte. Mesa duket ata kishin menduar që t’a konfirmonin në kohën e duhur dhe në mënyrën më të bukur.
Pas publikimit të këngës ka ardhur edhe reagimi i parë i Kiarës, e cila ka publikuar një video të shkëputur nga videoklipi i “Frymë”.
“Ne kur e mësuam lajmin na la pa frymë dhe mezi kemi pritur ta ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vij në jetë fruti i dashurisë tonë, që mezi presim ti shohim sytë dhe ti prekim duart.. Kjo është për te gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar me ne çdo emocion të historisë tonë të bukur të dashurisë. Do të bëhemi 3 ????”, ka shkruar Kiara në postimin në fjalë, që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe urime.