Moderatorja e njohur, Sonila Meço është përfshirë sot në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Siç shihet nga pamjet, mjeti është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Ndërkohë, Meço shihet ende në mjet, ndërsa pret që policia të bëjë verifikimet e saj.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.