Trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë kanë përfituar këstin e katërt ku në Shkodër kanë përfituar 70 përqind e kësaj kategorie, ndërsa pjesa tjetër është në pritje. Sipas Zenel Drangut, kryetarit të shoqatës së ish- të përndjekurve politikë Shkodër, të gjithë personat përfitues, të cilët ende nuk kanë depozituar dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e pagesës, ftohen që të bëjnë plotësimet e duhura, sipas kërkesave ligjore.

Drangu thekson se qeveria e të majtëve e menaxhoi më mirë sesa të djathët procesin e dëmshpërblimeve.

Ndërsa problem mbetet çështja e të internuarve në tel me gjemba, të cilët nuk përfitojnë dëmshperblim, pasi thuhet se janë dënuar me vendim gjykate , ku sipas Drangut nuk është e vërtetë .

Kryetari Drangu i bën thirrje të gjithë personave që janë përfitues të ndjekin me përpikmëri hapat e kërkuara nga Ministria e Financës.