Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i sotëm në Tiranë. Në pranga ka rënë ish-drejtori i Policisë Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe i shumëkërkuari i drejtësisë Ervin Mata.
Por mes Breçanit dhe Matës ekziston një lidhje familjare. Kjo pasi Eralbi Breçani është martuar me motrën e Ervin Matës. Dyshohet se Breçani ka përkrahur Matën në krim dhe pastrim parash.