Dy familje në Gjegjan të Pukës janë përfshirë në një konflikt fizik që ka çuar dhe në përdorimin e mjeteve prerëse. 4 pjesëtarët e përfshirë në konflikt janë plagosur dhe ndodhen në spital për shkak të dyluftimeve. Një nga personat e plagosur rëndë është konfliktuar duke qenë së bashku me bashkëshorten.
Policia ndodhet në vendngjarje, teksa po heton për shkakun e konfliktit.
Konflikti mes dy familjeve mendohet të jetë i vjetër. Të përfshira në konflikt familjet Marku e Zefi në Gjegjan