Policia bashkiake e Shkodres ka nderhyre pak minuta me pare prane Bulevardit “Bujar Bishanaku” ne Shkoder ku po tentohej te “riktheheshin” ne rruget e Shkodres urimet dhe dedikimet.
Me te marre informacion, patrulla e policise bashkiake ka kontaktuar me personat qe po vendosnin mbishkrimin dhe me mirekuptimin e ketyre te fundit eshte bere edhe heqja e saj.
Pak kohe me pare, vendosja e ketyre urimeve ishte kthyer ne trend ne rruget e Shkodres qe solli edhe reagimin e banoreve dhe me nje vendim te posacem bashkia Shkoder urdheroi ndalimin e vendosjes se tyre ne rruget e Shkodres.