Tre të rinj janë vënë në pranga në kuadër të operacionit Tempulli pasi dyshohet se shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.
Pas arrestimit të tre shtetasve, Shaban Emini 21 vjeç, Sabian Qekaçi 20 vjeç dhe 17-vjeçarin me iniciale K. S., të tre banues në Shkodër, efektivët zbulojnë se po punojnë edhe për kapjen e një shtetasi që dyshohet se bashkëpunonte me 3 të arrestuarit, për të shitur dozat e kokainës.
Sipas uniformave blu, tre të rinjtë shpërndanin lëndë narkotike.
Ata kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Renault” në të cilin ishin 3 shtetas.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shkodër- Shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës, vihen në pranga 3 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë me doza kokaine në automjet.
Sekuestrohen doza të lëndës narkotike kokainë dhe automjeti që përdornim këta shtetas, për këtë veprimtari kriminale.
Vijon puna për kapjen e një shtetasi që dyshohet se bashkëpunonte me 3 të arrestuarit, për të shitur dozat e kokainës.
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Renault” në të cilin ishin 3 shtetas. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë poseduesit e dozave të kokainës, shtetasit:
Sh. E., 21 vjeç, S. Q., 20 vjeç dhe K. S., 17 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza lënde narkotike kokainë, në qytetin e Shkodrës, bashkë me shtetasin Xh. C., 21 vjeç, banues në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.