Kjo është një nga rrugët në fshatin Boriç i Madh në afërsi të zonës së Vrakës, nën administrimin e bashkisë Malësi e Madhe. Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat është i madh kjo për shkak edhe të distancës së afërt që ka me qytetin sërish pjesa më e madhe e rrugëve janë të amortizuara duke sjellë vështirësi në lëvizje.
Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për rikonstruksionin e rrugëve të fshatit, po ashtu edhe në rehabilitimin e sistemit të kullimit sepse kur bie shi rrugët bëhen të pakalueshme.
Megjithatë duket se edhe për këtë dimër, banorët e kësaj zone do të përballen me të njëjtat probleme dhe vështirësi, pasi prokurimi dhe tenderimi i këtyre rrugëve ende nuk dihet se kur do të nisë.
Shiu “zbulon” amortizimin e rrugëve/Banorët në Boriç të Madh: Kur bie shi, rrugët bëhen të pakalueshme
Related Posts
Çfarë po ndodh në Adriatik?/ Zbulohet anija e dyshimtë pa flamur, dyshohet se po dërgon eksplozivë drejt Izraelit
Anija e mallrave Kathrin, për të cilën organizata ndërkombëtare joqeveritare Amnesty International (AI) beson se, ndër të tjera, po transporton eksploziv në Izrael, duhet të mbërrijë në portin e Koprit…
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”/ WSJ: Të ndihmuar nga lidhjet politike dhe paratë arabe, plani i çiftit Kushner dhe Trump për resorte ultraluksoze në jugun e Shqipërisë
Të ndihmuar nga lidhjet politike dhe paratë nga shtetet e Gjirit, “superçifti” Jared Kushner dhe Ivanka Trump, planifikon të zhvillojë resorte ultraluksoze në Shqipëri. Kështu e nis Wall Street Journal…