Rasti fatkeq i futbollistit ganez Rafael Duamena që humbi jetën në ndeshjen Egnatia- Partizani për Superligën, rikthen në vëmendje respektimin e aspektit shëndetësor në federimin e sportistëve në Shqipëri…Sipas mjekut të mirënjohur sportiv Zyhdi Çoba, ambulancat dhe urgjenca nuk janë të pajisura të gjitha me mjetet e domosdoshme për të shpëtuar jetë, ndërsa vë theksin edhe tek mjekët specialistë pikërisht për urgjencën në fushën e blertë.
Bazuar në eksperiencën e tij dhjetra vjeçare, mjeku sportiv Çoba uron dhe shpreson që stafet mjekësore por edhe aparaturat përkatëse të marrin vëmendjen e duhur në skuadrat e futbollit e më gjërë…Humbja e jetës së 28- vjeçarit Duamena, duhet të jetë këmbanë alarmi. Fillimisht për respektimin e kritereve mjekësore në momentin e federimit por edhe forcimin e kapaciteteve të pajisjeve mjekësore gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit në të