Kjo është një nga rrugët në fshatin Boriç i Madh në afërsi të zonës së Vrakës, nën administrimin e bashkisë Malësi e Madhe. Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat është i madh kjo për shkak edhe të distancës së afërt që ka me qytetin sërish pjesa më e madhe e rrugëve janë të amortizuara duke sjellë vështirësi në lëvizje.
Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për rikonstruksionin e rrugëve të fshatit, po ashtu edhe në rehabilitimin e sistemit të kullimit sepse kur bie shi rrugët bëhen të pakalueshme.
Megjithatë duket se edhe për këtë dimër, banorët e kësaj zone do të përballen me të njëjtat probleme dhe vështirësi, pasi prokurimi dhe tenderimi i këtyre rrugëve ende nuk dihet se kur do të nisë.
Shiu “zbulon” amortizimin e rrugëve/Banorët në Boriç të Madh: Kur bie shi, rrugët bëhen të pakalueshme
Related Posts
Masakra me 4 të vrarë në Shkodër/ Gjykata e Apelit heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët! Do hetohen në gjendje të lirë me ‘detyrim paraqitje’
Gjykata e Apelit ka hequr masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër, të cilët dyshohet se nuk ndaluan personin e paidentifikuar ( i dyshuar Ibrahim…
Sherr me sende të forta mes të rinjve, shkak debatet në TikTok, merren në pyetje 3 persona
Një sherr me sende te forta është regjistruar mbrëmjen e djeshme mes disa te rinjve në Tiranë. Në lidhje me ngjarjen tre persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje…