Dritan Rexhepi u arrestua në Stamboll ku kishte shkuar me pasaportë kolumbiane me emrin Benjamin Garcia. Në Shqipëri Dritan Rexhepi akuzohet se në 1998 vrau policët Arben Ke.qi dhe Durim Kasmi. Në 2007 u arrestua në Tiranë por pak ditë më pas u arratis nga Policia e Durrësit

Dritan Rexhepi ka dalë nga pika e kalimit kufitar Kakavijë me pasaportën biometrike të falsifikuar më gjeneralitetet Lulzim Murataj, në datën 28.11.2011 dhe ka disa hyrje dalje nga e njëjta pikëkalimi dhe hyrja e fundit e tij, është në datën 16.11.2013. Të dhënat e pasaportës në emër të Lulzim Murataj, përputhen plotësisht me numrat e pasaportës së personit të arrestuar në Ekuador, me emrin Lulzim Murataj…”.

Në fakt teksa ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria në nëntor 2013 nga pika e Kakavijës në Gjirokastër, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në vendlindje, pasi në muajin Gusht të 2014, ai u arrestua në Ekuador pikërisht me emrin false, Lulzim Murataj.

“Mbreti i Kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan Rexhepi, e nisi aktivitetin e tij të drogës në vitin 2014, duke transportuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës.

Në një artikull të publikuar nga media britanike The Economist, shkruhet se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, madje ka arritur të korruptojë edhe autoritetet që nga viti 2014 kur u arrestua.

Përveç historisë së tij kriminale, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës, Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán./Dosja.al