Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka përkujtuar këtë të premte 33- vjetorin e rikthimit të lirisë së besimit që përkoi edhe me rihapjen e xhamisë së Plumbit më 16 nëntor 1990.
Gjatë fjalimit të tij në hytbe, nga xhamia e Parrucës tha se rikthimi i fesë ishte viti i ndryshimeve të mëdha të një sistemi reflektimi, ku ishin besimtarët që me fanatizëm ruajtën lidhjen me Krijuesin.Viti 1990 është viti i ndryshimeve të mëdha, vit që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e popullit shqiptar si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin fetar.
16 nëntori i 1990-ës mblodhi bashkë myslimanë e të krishterë në një kauzë të përbashkët që ishte: Rikthimi i Lirisë së Besimit, pas sundimit të egër ateist në sistemin diktatorial. Ishin besimtarë që me fanatizëm ruajtën lidhjen me Krijuesin, pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme që hasën.