Deputetët e opozitës kanë bllokuar me karrige foltoren e sallës së seancave plenare të Parlamentit, duke pamundësuar zhvillimin normal të seancës së sotme.
Në këtë mënyrë, deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe seancën e shkuar të Parlamentit, ndërsa mazhoranca miratoi disa ligje mes kaosit dhe rrëmujës.
Sali Berisha në një lidhje live në Facebook ka nisur fjalimin drejtuar qytetarëve, teksa thotë se Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Parlamentare sepse është i përfshirë në afera.
“Familjarët e tij janë vërsulur pas tenderave për t’u pasuruar në kurriz tuaj. Rama nuk pranon dot Komisionet Parlamentare se është i inkriminuar. E pret fati i McGonigal”, shprehet ndër të tjera ai.