Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi fjalën e saj në kushte jo normale të seancës, deputetët e opozitës kanë ndezur sërish tymuese. Pikërisht për këtë arsye, Nikolla komunikoi përjashtimin e deputetit të PD Saimir Korreshi.

“Ju përjashtoj, lironi sallën zoti Korreshi. Garda ju lutem hiqni flakadanët!”, tha Nikolla.

Korreshi, e mori tymuesen nga çanta e një deputeteje.

Edhe pse salla u mbush me tym, Nikolla i dha fjalën ministrit të Ekonomisë Ervin Meta, sa i takon marrëveshjes së nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Përveç tymueses, deputetët e opozitës kanë bërë grumbull karriget tek foltorja./tvklan.al