Krahas problemeve me ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike banorët e fshatit Golem në njësinë adminstrative Rrethina vuajnë edhe mungesën e infrastrukturës rrugore.Prej shumë vitesh në këtë rrugë nuk është ndërhyrë për rehabilitimin e saj .
Në ditët me reshje kalimi në këtë segment është thujase i pakalueshëm pasi gropat mbushen me ujë.
Banorët kerkojnë që të merren masa për rregullimin e kësaj rruge.Këtë rrugë bëjnë çdo ditë edhe fëmijët e shkollës të cilët e kanë të vështirë për të lëvizur sidomos në ditët me shi kur gropat mbushen me ujë. Ndonëse është premtuar shpeshherë kryesisht gjatë fushatave elektorale edhe nga institucionet që ky segment do ti nenshtrohet rikonstruksionit deri tani nuk është marrë asnjë masë.