Deputeti Agron Shehaj ka njoftuar ditën e sotme largimin nga Partia Demokratike. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, Shehaj ka theksuar se nuk është dakord me vendimet dhe me ecurinë e PD-së deri më tani. Po ashtu, Shehaj ka theksuar se ata duhet t’i japin elektoratit një zgjedhje të re dhe të afronin figura të reja në parti.

“Është e vërtetë që nuk kam qenë aktiv. Nuk ka asnjë hatëmbetje. Nuk ka asnjë zënie. Unë e mendoj ndryshe. Nuk jam dakord me vendimet që janë marrë këto kohë. Ne dolëm me një rezultat nga zgjedhjet lokale ku humbën bashkitë më të mëdha. Ka një mungesë shprese dhe besimi nga ana e votuesve tanë. Ajo që unë propozoj është që ne të japim zgjidhje. Ne nuk duhet të bëjmë sikur nuk shohim. Mendoj që ne duhet t’i japim elektoratit një alternativë të besueshme. Nuk bëhet fjalë për PD-në e Bashës. Ne duhet t’i japim elektoratit një zgjidhje. Kam folur me Berishën, por nuk më ka bindur. Unë këto shqetësime i kam ngritur. Kam që nga vera e kam ngritur këtë çështje.