Papa Françesku po kalon një situatë jo të mirë shëndetësore. Gjatë një takimi me një delegacion të rabinëve evropianë, ai nuk e lexoi njoftimin që kishte përgatitur, duke iu drejtuar të pranishmëve me fjalët: Nuk jam mirë me shëndet.
Papa Françesku anulon fjalimin, Ati i Shenjtë: Nuk jam mirë me
Me zërin pak të lodhur dhe të ngjirur, Papa Françesku gjatë një takimi me delegacionin e rabinëve europianë, nuk ka mundur të lexojë dot fjalimin e përgatitur, për shkaqe shëndetësore.
“Unë nuk jam mirë me shëndet, dhe për këtë preferoj të mos e lexoj fjalimin, por t’ua jap në dorë”
Ndërsa Vatikani, përmes zëdhënësit të tij Matteo Bruni, përhap një shënim qetësues duke thënë se “Papa Françesku ka pak ftohje. Ai shtoi se aktivitetet e tjera të Atit të Shenjtë do të vazhdojnë rregullisht.
Në fjalimin që kishte përgatitur të mbante para rabinëve evropianë Papa thotë se drejtësia e dialogu janë mjetet e duhura për të ndërtuar paqen dhe jo armët, duke ju referuar luftës mes Izraelit dhe luftëtarëtv të Hamas në Gaza.
Francesco më 7 qershor u shtrua në spital për “laparotominë dhe operacionin plastik të murit të barkut me protezë”, heqjen e një hernie që ishte krijuar në nishan nga një operacion i mëparshëm.
Rikuperimi i tij nuk e pengoi të udhëtonte në Portugali në fillim të gushtit, në Mongoli në fund të të njëjtit muaj dhe në Marsejë në shtator.
Nga 1 deri më 3 dhjetor ai po planifikon një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe.