Rruga e Dukagjinit, vijon ndërtimin e saj pavarësisht rrezikshmërisë që krijon për shkak edhe motit të keq me rënien e masivëve të gurëve dhe dherave në këtë segment rrugore. Në kantierin e ndërtimit po punohet nga kilometri zero deri në pikën 2.7 km, aty ku pritet ardhja e ekspertëve të xhenios për minosjen e masivit të malit cka sjell më pas zhbllokimin e plotë të segmentit. Fatbardh Halili, teknik i firmës që po kryen punimet në këtë segment rrugorë tregon edhe për ecurinë e punës

Për banoët ndërtimi I kësaj rruge është një ëndërr që po kthehet në realitet, por ato pranojnë edhe vështirësitë që ka ky segment rrugorë ku kanë humbur shumë jetë njërëzish.

Aksi rrugor Prekal – Lotaj, është segmenti i parë rrugës ku kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit. Pas pezullimit disa ditor të punës pas aksidentit tragjik, firma kontraktuese po vijon punën dhe pritet që gjatë së mërkurës të kryhet edhe shpërthimi i telekomanduar për të shëmbur pjesën e masivit të malit cka do të zgjidh pikën në të cilën përben rrezikshmëri për jetën e banorëve por edhe punonjësve të firmës që po bëjnë ndërtimin e këtij segmentit rrugore. Kjo rrugë konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme në infrastrukturë jo vetëm për zonën e Dukagjinit por për të gjithë bashkinë Shkodër.