Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar largimin e deputetit Agron Shehaj nga Partia Demokratike. Ai tha se ai e respekton vendimin e Shehajt, por nuk ndihet i frikësuar nëse ky iu fundit vendos që të krijojë një parti të re politike. Teksa u pyet për bisedën e fundit me deputetin, Berisha tha se ia njeh kontributet që ai ka dhënë në PD, të cilat nuk do të merrnin të njëjtën vlerë në asnjë forcë tjetër politike.

“Deputeti është si cdo tjetër, ka gjykimin e tij, unë e respektoj mendimin e cdo deputeti. Unë kam folur me të, i kam thënë që respektoj vendimin, i kam thënë në mënyrën më miqësore se ka kontribute më të pamohueshme, i kam thënë se më shumë se këtu nuk marrin peshë”- tha Berisha.

Pyetja- I frikësoheni krijimit të një partie tjetër?

Berisha- Nuk frikësohem. Po që se nuk synon të frikësosh njeri, nuk frikësohem.