Fondi Albano-Balkanologjik i Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” mund të konsiderohet si një nga thesaret e çmuara të saj.

Hershmëria e fondit të librave të rrallë nis që me “Historinë e jetës dhe bëmave të Skënderbeut” e viteve 1508-1510 nga Marin Barleti. Kjo ka rritur interesin e studentëve për anëtarësime në këtë bibliotekë.Biblioteka Shkencore ka bërë progres edhe sa i përket dixhitalizimit të fondit të rrallë të librave.Veç fondit të rrallë, Biblioteka Shkencore ka shtuar fondin e librave duke e pasuruar atë me tituj të rinj. Kjo ka ardhur si rezultat i aktdhurimeve të bëra nga institucione, autorë, studiues dhe dashamirës të librit.