Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
Gjatë 2 javëve të fundit, është arrestuar 1 shtetase dhe janë proceduar në gjendje të lirë 24 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:
•Janë ndëshkuar 666 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
•Janë ndëshkuar 41 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•Janë ndëshkuar 17 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
•Janë ndëshkuar 21 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•Janë ndëshkuar 36 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•Janë ndëshkuar 1200 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, nga të gjithë përdoruesit e rrugës.