Policia e Shkodrës ka zbuluar një lokal në fshatin Trush, ambientet e të cilit ishin përshtatur për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë.

Gjatë kontrolleve të policisë në lokal, është arrestuar në flagrancë dhe administratori i lokalit.
Administratori 41-vjeçar i identifikuar me inicialet A.O., kishte marrë me qira lokalin dhe sipas policisë e kishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë.

Gjthashtu, blutë bëjnë me dje se gjatë kontrolleve në lokal u gjet dhe u sekuestrua një sasi kokaine e ndarë në doza.
Arrestimi i 41-vjeçarit vjen në vazhdën e qindra arrestimeve në kuadër të megaopeacionit °Tempulli°.