Prej ditës së premte vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’ duke lënë pas dëme të konsiderueshme në Tiranë dhe disa qarqe të tjera të vendit. Shiu dhe breshëri i dendur vijuan edhe përgjatë të shtunës, ndërsa meteorologia Anira Gjoni tha në Report Tv se ditën e nesërme reshjet me intensitet të lartë do të vazhdojnë në Kukës dhe në Shkodër, dy qarqet që do preken më shumë.
Ndërkohë, në qarkun e Lezhës priten reshje me intensitet mesatar, ndërsa në qarqet e tjera situata do të stabilizohet dhe priten reshje shiu të dobëta edhe në dy ditët në vijim. Të mërkurën pritet të rikthehen sërish reshje shiu me intensitet të lartë.
“Jemi prekur nga një degë e kësaj stuhie qendra ka qenë në veri të Italisë. Reshjet ishin me intensitet të shtuar dhe kanë përfshirë të gjithë vendin, presim që të vazhdojnë për Shkodrën, Kukës intensive dhe për ditën e nesërme shoqëruar me shtrëngata. Në Lezhë mesatare. Pjesa tjetër e qarqeve presim të këtë reshje të dobëta dhe lokalisht të shkojnë deri në mesatare”, tha Gjoni për Report Tv.
Anira Gjoni nga IGJEUM thotë se pritej që vendi ynë të prekej nga stuhia ‘Ciaran’.
“E prisnin që do e prekte vendin por jo me intensitetin që u zhvilluar në Itali, pasojat ishin krahasuar me Italinë më të vogla. Presim që të kemi reshje edhe gjatë këtyre ditëve. Vëmendja nuk duhet hequr nga moti, edhe e hëna dhe e marta do kemi reshje të dobëta. Të mërkurën presim të kthehen me intensitet më të shtuar”, u shpreh ajo.
Meteorologia shton se ka një ulje të ndjeshme të temperaturave.
“Jemi futur në stinën e dimrit tashmë, muaji nëntor ka qenë gjithë muaji që merr pjesën më të madhe të reshjeve. Ky muaj pritet që të jetë i shoqëruar me reshje. Paralajmërimin për uljen e temperaturave në fundjavë e kishim bërë. Rënia e menjëhershme shoqërohet edhe me reshje të dëborës, kemi një rënie të konsiderueshme të temperaturave”, vijoi Gjoni.
E pyetur nëse dita e djeshme theu rekord për nivelin e reshjeve të rëna ndër vite në vendin tonë, Gjoni tha se akoma nuk është thyer rekordi i 18 nëntorit 1962.
Nuk janë thyer rekordet maksimale 24 orëshe në vend, sipas të dhënave që kemi mbledhur. Nuk janë thyer rekordet në asnjë nga qarqet. Nëse marrim Tiranën, maksimumi 24 orësh është regjistruar më 18 nëntor 1962 dhe ka qenë 153.5 mlm, dita e djeshme Tirana ka regjistruar 90 mlm