Përjashtohen me 10 ditë tre deputetë të Partisë Demokratike, të cilët u përfshinë në tensione gjatë seancës së të enjtes në Kuvend. Vendimi u dha nga Sekretariati i Etikës së Kuvendit.

Kështu, socialistët kanë vendosur të përjashtojnë nga seancat deputetët Ervin Salianjo si dhe Petrit Doda dhe Edmond Spaho. Janë rreth 15 deputetë të Partisë Socialiste që mblodhën firmat për të kërkuar përjashtimin e kolegëve të tyre të opozitës. Në shkresë, është kërkuar përjashtimi për Ervin Salianjin, i cili sipas PS është ndihmuar dhe nga deputetët, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se të përjashtuar nga mbledhja online e sekretariatit janë deputetët Saimir Koreshi dhe Bledion Nallbati, për shkak të trazirave të seancës së kaluar.