Nje autogol i Dumfour dhe nje tjeter i Antonio Delajt i kane dhene fitoren Vllaznise ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Korçe ndaj Skenderbeut. Perballe nje kundershtari qe luajti me 10 futbolliste per mbi 60 minuta shkodranet e kane patur te veshtire te depertojne ne zonen kundershtare por ne fund ia dolen.

Ne minuten e 34-te Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë! Ramos nuk kontrollon topin, Gruda ia merr e më pas niset drejt portës, me Prençin i cili i ndërhyn duk e rrëzuar. Gjyqtari nuk heziton duke i treguar kartonin e kuq si lojtar i fundit. (VIDEO)

Nje trepikesh me shume vlere per kuqeblute ne nje moment te veshtire te tyre, çka do u jape mundesine per frymemarrje per ndeshjet e ardhshme.

Rastet ne fakt nuk kane munguar per ekipin e Vllaznise, por sulmuesit kuqeblu jane nxituar perpara portes korçare derisa do te vinte minuta e 84-te kur pas një harkim nga e djathta e sulmit shkodran, topi gjen devijimin e pafat të Dumfur i cili çon topin në portën e tij.

Ne minutat e fundit Skenderbeu u hodh ne sulm duke tentuar barazimin, por ne minuten e 95-te pas nje asisti te Balajt, ka qene Antonio Delaj ai qe ka shenuar golin e dyte per Vllaznine. Perfundimisht 2-0 per ekipin shkodran qe merr nje trepikesh me shume vlere./SHKODRA-SPORT.COM/