Eftuar në “Breaking nga Fiori”, gazetarja Klodiana Lala, ka folur në lidhje me vrasjet më të bujshme që kanë tronditur vendin në vite. Ajo u shpreh se në vrasjen e bankierit Artan Santo, mund të jetë përfshirë edhe politika.
Sipas gazetares Lala, tashmë nuk ka asnjë shpresë, që një nga autorët që mori pjesë në ekzekutimin e Santos, Enver Stafuka të jetë gjallë. Sipas gazetares, ai do të ishte “pandora e zezë” për këtë çështje dhe shumë emra do kishin dalë në dritë, mes tyre edhe politikanësh.
“Unë besoj se në vrasjen e bujshme të bankierit Artan Santo, i cili ishte një person shumë i rëndësishëm, përveç se në media, ishte dhe për nivelin e dytë të bankave. Nëse hetohet më tej, unë mendoj se pas vrasjes së tij qëndron edhe politika. Është një krim në formën më të lartë, nga një grup kriminal i organizuar, ku janë përfshirë kriminelë e biznesmenë.
Besoj se tek vrasja e Santos është e përfshirë edhe politika. Një person i cili mori pjesë në ekzekutimin e tij, Ender Stafuka, u rrëmbye dhe më pas u zhduk.
Stafuka tani nuk ka më asnjë dyshim që s’do jetë më gjallë. Nëse më përpara kishte dyshime, tani s’ka më. Ai do të ishte çelësi i ngjarjes, “kutia e pandorës””, tha gazetarja Klodiana Lala për Top News.