Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pranuar se do të jetë ai kandidat për kryeministër. I ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Berisha u shpreh se zgjedhjet do të fitohen, por vetëm me atë në krye. Berisha deklaroi se pasi të fitojë zgjedhjet, do të bëjë sërish zgjedhje në mënyrë që sipas tij, të jenë qytetarët ata që të vendosin se cilin duan si kryeministër.
“E di çfarë është një rikthim? Rikthimi i Steve Jobs… por një rikthim është një rigjallërim… të rikthehen të gjithë energjitë, për të mos thënë edhe të paraardhëse, dhe rikthimin tim është realiteti më i madh, në kushtet më jomiqësore, prapë se prapë gjysmë milioni shqiptarë. Kam disa dokumente të tjera për rikthimin tim, por modestia ime nuk më lejon ti tregoj. Rikthimi im është ekzotik. Unë dua të qëndroj në suazën e modestisë, por De Gaulle e bëri Francën pas rikthimit! Zgjedhjet do i fitojmë këtë herë. Me fitoren e zgjedhjeve, qytetarët do të kenë mundësi të votojnë veçmas për kryeministrin… jam i vetëdijshëm që mund të ketë një tjetër pavarësisht që fitova zgjedhjet… Opozita shkon me kandidat që fiton zgjedhjet dhe ky është Sali Berisha. Për kryeministër pas zgjedhjeve do vendosim”, tha Berisha.