Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër ka ushtruar disa kontrolle në lagje të ndryshme të Shkodrës lidhur me ujin e pijshëm.

Grupet e task-frocës sëbashku me administratorin e UKQ sh.a Z.Mark Molla, inspektuan nga afër shumë zona të ndryshme të Shkodrës për të konstatuar lidhjet e paligjshme si dhe për të informuar qytetarët.

Në fokus të këtij kontrolli ishte më shumë ndërgjegjësimi për qytetarët që të mos abzojnë me lidhjet e paligjshme dhe matësat e parregullt si dhe të mos e shpërdorojnë ujin e pijshëm pa kriter, kryesisht subjekte të ndryshme që kanë hapësira të mëdha.

Nga ky inspektim qytetarët e Shkodrës mirëkuptuan këtë kërkesë të UKQ sh.a për të mos shpërdoruar ujin ndërsa ofruan bashkëpunimin e tyre.
Në disa raste u konstatuan linja të paligjshme të cilat dëmtojnë furnizimin me ujë për abonentët e tjerë ndaj me mirëkuptimin e plotë të qytetarëve u arrit në një marrëveshje të përbashkët për t’i hequr përgjithmonë lidhjet e dyta të cilat dëmtojnë qytetarët e tjerë dhe rrjetin furnizues me ujë të pijshëm të UKQ sh.a.

Grupet tona i bënë të ditur qytetarëve ku u zhvilluan këto kontrolle por edhe gjithë abonentëve të tjerë se në rastet kur ka matësa të parregullt apo lidhje të paligjshme si dhe çdo shkelje tjetër që lidhet me ujin e pijshëm, qoftë individë por edhe subjekte do të kenë një kohë 5 ditore si afat për të lidhur kontratat e rregullta me UKQ sh.a, gjë e cila u mirëprit nga qytetarët.

Administratori i UKQ Z.Mark Molla siguroi gjithë banorët por edhe subjekte të ndryshme se ndërmarrja e ujësjellës kanalizime qarku Shkodër do të jetë gjithnjë pranë tyre për çdo problem që mund të kenë ndërsa kërkoi që të tregohen sa më të përgjegjshëm për ujin e pijshëm.