Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Theth, pasi kreu punime pa leje në ndërtesën e tij, me qëllim krijimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.
Në pranga ka rënë Gjovalin Dreni.
“Në vijim të veprimeve për këtë rast, është vënë në pranga pronari i objektit, Gjovalin Dreni, 59 vjeç, i cili dyshohet se i ka kryer punimet me qëllim krijimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.