Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi sot 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se anëtari i parë i zgjedhur, është Moisi Duda, i cili mori 122 vota ndaj rivales, Aferdita Ndoi me 106 vota. Sakaq, raportohet se 6 vota ishin të pavlefshme. Dy kandidatet e tjerë të zgjedhur janë Olger Eminaj dhe Vatë Staka. Eminaj ka marrë 103 vota, ndërsa Stakai ka arritur të marrë 98 vota.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshi, shkalla e Parë, Eloida Goxhi, shkalla e parë.

Kandidatët Për shkallët e para:
-Edina Kurti, Durrës
-Edlira Bako, Elbasan;
-Elsa Miha, Tiranë;
-Olger Minaj Korçë;
-Vatë Staka, Shkodër