Gjykata e Shkodrës ditën e sotme ka njoftuar vendimin e pezullimit të pesë punonjësve të policisë për kultiv kanabisi në zonën e Pukës. Ish shefi i krimeve të rënda dhe 4 policë të tjerë të Komisaritetit të Pukës sipas hetimeve 1-vjeçare rezultojnë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm në njësinë Gjegjan.
Lidhur me rastin bëhet e ditur se disa kohë më parë Prokuroria ka shpallur në kërkim ish-oficerin e policisë Kastriot Biçukaj ndaj të cilit rëndon kërkesa e akuzës për 17 vite heqje lirie. Puka prej vitesh renditet ndër zonat me raste të shumta të kultivimit të lëndëve narkotike.