Nga një zonë në errësirë, hyrja e Velipojës tashmë ka një pamje tjetër, duke u ndriçuar plotësisht.

2.3 kilometër rrugë që lidhin fshatin Gomsiqe me qendrën e plazhit Velipojë janë pajisur me ndriçim led, si një ndër masat kryesore që po marrim për kursim të energjisë dhe të faturës së ndriçimit.

Ky investim është realizuar me fondet Bashkia Shkodër , në përputhje me objektivat kombëtare dhe europiane për efiçencen e energjisë.