Një tursit slloven ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar aksidentalisht duke vizituar kalanë e Rozafës në Shkodër

Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.

65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.