eputeti demokrat Helidon Bushati është përplasur me aktivistët e ‘Lëvizjes Bashkë’ ditën e sotme. Teksa po hynte në Kuvendit, Bushati quajti plehra aktivistët që po protestonin për minimumin jetik në vend.

Teksa ka shkëmbyer replika për këtë çështje me protestuesit, deputeti i PD-së ka humbur toruan, pasi protestuesit i kanë kujtuar rritjen e rrogave të deputetëve.

“S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret! Kush jeni, jua tregoj unë. Bëni përgjithësime ju. Kush ia mban të dalë me mua?”, tha Bushati.