Gjovalin Guri i shpallur në kërkim për vrasjen e xhaxhait të tij Zef Guri dhe plagosjen e djalit të këtij të fundit ka folur nga arratia pas ngjarjes. Guri në një intervistë për News 24 ka folur për akuzën që I bëhet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aksin Shosh-Kir në 27 Shtator.
Gjovalini thotë se ngjarjen e ka marrë vesh nga shtëpia dhe shprehet se nuk ka lidhje me akuzën. Nga ana tjetër ai ndihet i frikësuar dhe i përlotur i drejtohet shtetit të tërheq akuzën dhe të gjej fajtorët.
“Me vrasjen e haxhës as me djalin e haxhës nuk kam asnjë lidhje dhe as kam qenë në dijeni. I bëj apel shttetit të gjej vrasjen. Në 2018 më kanë akuzuar dhe mua djali haxhës që e kam godit. Unë skam asnjë konflikt dhe as merrem as me dru, edhe po bëj vite. Të dali një punëtor të thotë që unë i kam marr lek për dru. Si kam marrë kujt asnjë lek dru. Se kam parë që nga Tetori i kaluar djalin e haxhes kurse me haxhën kam pirë kafen e fundit në 12 Korrik. Më akuzojnë kot dhe për atë punë jamë në kërkim. Kam frikë se shteti më tradhëton prandaj nuk dorëzohem. Më akuzojnë se kam vrarë haxhën dhe djalin e haxhës, cfarë pres prej shtetit tjetër unë. Njëherë me më vra, njëherë më me korrit dhe njëher me më shti në burg.”- tha Gjovalin Guri.
Zef Guri është 73-vjeçari që humbi jetën në 27 Shtator në Dukagjin nga atentati i dyfishtë. Ndërkohë që i plagosur ngeli djali i tij 46-vjeçari Gjin Guri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.