Dy persona janë vënë nën hetim pasi kryenin shpërthime me dinamit në liqenin e Shkodrës për të kapur peshk.

Si rezultat janë vënë nën hetim 2 persona, të cilët u kapën në flagrancë duke peshkuar me këto mekanizma, të cilët përveçse dëmtojnë florën dhe faunën liqenore, rrezikojnë jetën e përdoruesve të tyre, për shkak të rrymës elektrike në ujë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues dhe mekanizmat elektrikë që përdoreshin për peshkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.