Aksi Shkodër -Hani Hotit vazhdon që të jetë problematik sa i përket aksidenteve të ndodhura.Ky aks rrugor tejet i rëndësishëm pasi lidh Shqipërinë me Malin e Zi, është kthyer prej vitesh në një prej njollave të zeza sa i përket aksidenteve të ndodhura, kryesisht gjatë natës.

Terrin e natës e çajnë vetëm dritat e makinave, ose dritat e shtëpive përgjatë rrugës.Një “njollë” e zezë ku vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja të rënda për jetën është në Shtoj të Ri.

Lëvizja mjeteve me shpejtësi të lartë dhe parakalimet e gabuara janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve.Në zona të populluara ka mungesë të mbikalimeve, mungesë ndriçimi gjatë orëve të natës çka bën që shoferët të ndihen të rrezikuar e po ashtu edhe banorët e zonës që përshkojnë rrugën në të dy anët e saj.Burimet zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bëjnë me dije se gjatë 2 javëve të fundit, janë proçeduar penalisht 27 drejtues mjetesh dhe janë vendosur rreth 1400 gjoba për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.