Bashkia Shkodër ka shpallur përmes njoftimit në faqen e saj web, emrat fitues për të drejtuar disa nga institucionet e kulturës në varësinë e saj. Në vijim të procedurës së ndjekur për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtorë, Bashkia Shkodër në përfundim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve ka shpallur fituese për pozicionin e Drejtorit të QKF “Kujtim Alija”, pranë Drejtorisë Ekonomike të Arsimit, institucion në varësi të Bashkisë Shkodër kandidaten Orjeta Kelaj.

Për pozicionit Drejtor, pranë Degës Ekonomike të Kulturës, institucion në varësi të Bashkisë Shkodër, e vetmja kandidate e paraqitur ishte Ledia Dushi, e cila është shpallur automatikisht fituese.

Sa i përket garës për Drejtor, pranë Teatrit “Migjeni” nga tre kandidatë që ishin më herët, tashmë kanë mbetur dy të tillë dhe ata janë: Arjan Çuliqi dhe Sara Smajaj. Për institucionin më të rëndësishëm kulturor të Shkodrës, Teatrin “Migjeni” do të vijohet me përcjelljen e 2 kandidaturave për në Këshillin Bashkiak. Pas përzgjedhjes, sipas ligjit, kandidati fitues do të emërohet nga ky i fundit.