Policia e Shkodrës ka lënë të lirë katër personat e shoqëruar për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e të birit, Gjin Guri.

Mësohet se pas dëshmisë së dhënë, ata janë lënë të lirë nga Policia Gjyqësore, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme se ishin të përfshirë në ngjarje. Ndërkohë, njëri prej tyre, Edmond Nika ka folur duke deklaruar se ditën e vrasjes ai nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit, por në fshatin Stom Golem.

Për këtë ai shprehet se ka kamera sigurie të objekteve ku ka qëndruar, pamjet e të cilave mbështesin alibinë e tij. Madje ai shton se ka 3 muaj që nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit. Në fund ai flet edhe për lidhjen familjare që ka me viktimën dhe të birin.

Sakaq, Kujtim Dholla, Martin Qershia dhe Cesk Seraj janë lënë të lirë, ndërsa në kërkim është shpallur Gjovalin Guri.

Zef dhe Gjin guri u qëlluan mbrëmjen e djeshme me breshëri plumbash, teksa ndodheshin në një lokal në pronësi të tyre, në Malin e Shoshës. Zef Gjini ndërroi jetë në vendngjarje, teksa i biri Gjin, u plagos rëndë.