Mbi 200 persona janë arrestuar në kuadër të një megaoperacioni që është shtrirë në të gjithë vendin, i cili ka nisur një ditë më parë.
Mësohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan. Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.
Deri tani jane arrestuar mbi 200 persona, arrestimet me urdher te prokurorive te disa rretheve si Tiran, Durres,fier Elbasan, ndërkohë që operacioni vijon për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona.
Hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë. Raportohet se Policia ka sekuestruar në kryeqytet rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.
Përgjatë këtij operacioni, është gjetur një drogë e re xhelatinoze që vjen në Shqipëri me postë. Pritet që në orët në vijim, Drejtoria e Policisë të dalë në një konferencë për mediat./Dosja.al