Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku janë shqyrtuar 12 projektvendime të propozuara nga
të cilat janë miratuar të gjitha.

Fillimisht, kanë marrë dytyrën si këshilltarë bashkiakë dhe kanë bërë betimin Gjenarin Kapcari dhe Erald Erkoçaj, të cilët nga sot kanë nisur zyrtarisht mandatin e tyre.

Në vazhdim, pikë pas pike, nën drejtimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Oltion Luli, kanë kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës. Me përjashtim të dy pikave, të gjitha të tjerat janë miratuar unanimisht nga këshilltarët e pranishëm.

Pyetjeve të këshilltarëve u janë përgjigjur përfaqësues të drejtorive të bashkisë dhe në disa raste, edhe kryebashkiaku Benet Beci. Më poshtë, pikat e rendit të ditës dhe projektvendimet që u miratuan në mbledhjen e sotme që ka zgjatur rreth 2 orë e 30 minuta.