Miratimi me 32 vota pro i projekt vendimeve të bashkisë Shkodër nga anëtarët e këshillit bashkiak, është sinjali i parë i fondeve që shkojnë për Shkodrën.
Janë 1 milion euro fonde të riloakuara dhe rreth 600 mijë euro fonde të akorduara nga Qeveria Shqiptare që do të zënë vend për rritjen e shërbimeve ndaj banorëve të Shkodrës.
Në fjalën e tij para këshilltarëve, Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci vuri theksin tek rëndësia e ngritjes dhe dinjitetit të punonjësve të administratës së bashkisë Shkodër.
Administrata e bashkisë Shkodër ka trashëguar paga të ulëta dhe shtim në strukturë të punonjësve duke lënë punonjësit në rroga minimale ndërkohë qe me vendim të këshillit bashkiak tashmë punonjësit do të kenë një pagë dinjitoze.
Askush nuk mund te rrije ne pune vetem me kritere politike tha ai ne nje debat me keshilltaret e opozites per ceshtjen e akuzave per heqje nga puna pee kritere poltitike.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar nga anëtarët e këshillit bashkiak, ku ran ë sy përvec rritjes së pagave për administratën, ngritja e një drejtorie të vecantë për shërbimet publike, investimi pranë tregut të Rusit dhe mjetet për administratën e bashkisë Shkodër për të qënë më pranë banorëve me shërbime