Dy raste të shitjes së drogërave janë zbuluar në qytetin e Shkodrës.
Një lokal në lagjen “Skënderbeg” ishte përshtatur për përdorimin dhe për shitjen në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Policia arrestoi në flagrancë babë e bir, Paulin Kiri dhe Ndre Kiri si dhe u sekuestruan doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 22 vjeç, pasi u kap në këtë lokal, me disa doza të lëndës narkotike kokainë, me vete.
Ndërkohë në lagjen “Partizani”, u ndalua për kontroll një 1ë-vjeçar që qarkullonte me motomjet. Gjatë kontrollit fizik i janë gjetur disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa, ndërsa në banesë i janë gjetur rreth 1.3 kg të kësaj lënde.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se 1ë-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e posedonte atë, në banesë, për ta shitur në doza që i shpërndante me motomjet” informoi sot policia e qytetit.
Për shkak të moshës, për 1ë-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Operacioni u kodua ‘Adekuat’