Kryengritja e Postribës, një moment përkujtimi e nderimi, por edhe frymëzim pas 77-vitesh nga 9 Shtatori i 1946-ës!

Ceremonia që na bën bashkë çdo vit në Postribë për të përkujtuar kryengritjen e parë antikomuniste në Evropë, është një nderim që i bëjmë jo vetëm aktit heroik dhe gjakut të derdhur nga bijtë e kësaj zone, por edhe një kontribut për brezat e rinj.

Historia nuk duhet harruar dhe e kemi detyrë t’ju a përcjellim brezave.
Bijtë heronj të Postribës, Shkodrës e Malsisë u ngritën në emër të asaj që e kemi dëshmuar në çdo kohë se e kemi të shenjtë, Lirinë! Shembulli i tyre është frymëzues edhe për ne sot, kur gjendemi në udhëkryqe të rrezikshme dhe përballë një tjetër regjimi që kanë ngritur bijtë e atyre që lanë me gjak këtë tokë.
Mos t’i lejojmë të na marrin sërish lirinë, por të përballemi me forcë me të keqen, pasi vetëm kështu bëhemi mburojë e vlerave demokratike.

Lavdi përjetë heronjve të Postribës!