Një student shqiptare e cila përfundoi studimet në Harvard, ka zgjedhur të shkojë në ceremominë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare.

Rasti i Artea Brahajt, është bërë publik nga kryeministri Edi Rama i cili publikoi fotot në faqen zyrtare duke shkruar se studentja shqiptare që jo vetëm kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvardin prestigjioz, por na e shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare.