Janë ditët e fundit të përgatitjeve për nisjen e vitit të ri shkollor 2023-2024. Në Bashkinë Shkodër edhe këtë vit 96 institucione arsimore do të hapin dyert, por në banka pritet të ulen më pak nxënës. 1309 në klasë të parë dhe 1335 nxënës në klasë të dhjetë.
Edhe për këtë vit godinat e shkollave kanë njohur ndërhyrje pjesore, ndërkohë që nevojat janë për rikonstruksione të plota. Si në qytet dhe njësitë administrative ka shkolla me probleme të theksuara infrastrukturore.
Sistemi arsimor po përballet edhe me refuzime të mësuesve që të shkojnë drejt zonave të thella malore për të dhënë mësim. Një prej këtyre rasteve është shkolla e Thethit në Dukagjin.
Këtë vit shkollor në arsimin bazë në Shkodër ulen në bankat e shkollës 11 mijë e 777 nxënës, ndërsa në atë të mesëm 4017 nxënës.