KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti brazilian Bruno Gomes De Oliveira Conceição.
Ai është 27 vjeç dhe luan në repartin e sulmit. Gomes vjen tek skuadra jonë pas dy sezoneve të fundit që ka luajtur në Portugali me ekipin CD Nacional.
Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.
Welcome Bruno!