“Shtremberimi i rezultateve te kontrollit ne fushën e ndertimit, planifikimit dhe zhvillimit te territorit” – ky ka qënë akt konstatimi i Inspektoriatit Kombetar Mbrojtes se Territorit, ndaj Kryeinspektorit te IMT ne Bashkine Shkoder Gentian Ibro.
Në shkresën që eetimes ka siguruar mësohet se gjithcka ka ardhur pas një verifikimi që është bërë nga IKMT për një nga ndërtesat në qëndër të qytetit të Shkodrës ku IMT nuk ka zbatuar ligjin.
Në këtë kushte, Kryeinspektori Agron Ismaili, duke iu referuar ligjit nr 9780 “Për inspektimin dhe mbrotjjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme” ka vendosur të gjobisë me 400,000 lek të reja kryeinspektorin e Bashkisë Shkodër Gentian Ibro.
Sic thuhet në shkresën zyrtare gjoba duhet te paguhet nga kundervajtësi sipas vendimit per kundërvajtjet administrative, brenda 10 ditève, nga data ge merrni njoftimin, pasi me tejkalimin e ketij afati per do dite vonese paguhet kamate 2 per qind ne muaj te masës se gjobès.
Gentian Ibro, mban prej 8 vitesh detyrën e Kryeinspektorit të IMT pranë Bashkisë Shkodër, ndërkohë që ky institucion jo pak herë ka qënë në dyert e prokurorisë dhe organeve të drejtësisë, si dhe një nga dikasteret që pritet ti nënshtrohet një reformimi të plotë nga administrate e re e Bashkisë Shkodër.