Dosja hetimore për çështjen e sterilizimit. Në doje thuhet se 8 personat e vënë nën akuzë, mbi to rëndojnë katër akuza nsdërsa masat e sigurisë ndaj ish zv ministrit, biznesmenit e 6 personave të tjerë janë dhënë më 3 korrik, dhe janë ekzekutuar 1 muaj e gjysmë më vonë.

“Më 3 korrik 2023 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, pasi u njohën me aktet e procedimit penal konstatuan se në datë 13.01 2020 është regjistruar procedimi penal nr. 13 të vitit 2020 që bëhet fjalë për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë në tendera”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në lidhje me procedurën e dhënies me koncesion për “shërbime të integruara për orfrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale dhe furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga aktet rezulton se në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar subjekti Nisma Thurje ka depozituar kallëzimin penal për zyrtarët publikë të përfshirë në koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, të cilët me veprimet e tyre, mund të kenë konsumuar elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, shkeljen e barazisë e pjesëmarrjes në tendera dhe/ose korrupsion pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private. Nga përmbajtja e materialit kallëzues rezulton se: Më datë 10 dhjetor të vitit 2015 Ministria e Shëndetësisë me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë me miratimin e Ministrisë së Financave dhe KLP ka lidhur një kontratë koncesionare me kompaninë “Sani Service “për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”.

Sipas dosjes, “duke u nisur nga kontrata e bërë publike, bazuar në raportet e institucioneve dhe publikimet e medias, Nisma Thurje shprehte shqetësimet:

Së pari kishte dyshime për nevojën e marrjes së këtij shërbimi nga një pale e tretë në kushtet kur prej dekadash kryhej nga vetë spitalet publike.

Së dyti kishte dyshime për procedurat e dhënies së këtij shërbimi me koncesion. Në kushtet kur Ministria e Shëndetësisë ka gjykuar këtë shërbim duhet ta ofrojë një palë e tretë, mbetetj e parartë nëse është ndjekur rruga e parashikuar në ligjin nr.125 të vitit 2013 si dhe VKM-ve nr. 575 të vitit 2013 e 27 të vitit 2007. Sipas kallëzuesit, dukej qartë që Ministria e Shëndetësisë ka shmangur procedurën e prokurorimit të shërbimit të tenderit të hapur, siç është vepruar me shërbimet e tjera spitalore si ai i lavanderisë dhe ushqimit.

Së treti kallëzuesi ngre dyshime për përmbajtjen e kontratës koncesionare nëse është hartuar në një formë të atillë që shkakton dëme financiare buxhetit të shtetit, si fillim kallëzuesi sugjeron të hetohet nëse është parashikuar në kontratë që Autoriteti i siguron koncesionarit energjinë elektrike, ujin, avullin, veprat civile, impiantet dhe ambientet e nevojshme me shpenzime në ngarkim të Autoritetit? Përse Ministria mund të ketë gjykuar që ndërkohë koncesionari paguhet për shërbimin e sterilizimit, infrastruktura të vihet falas në dispozicion nga spitali, ndërsa shpenzimet bazë si energjia elektrike, avulli, uji të paguhen nga buxheti i shtetit? Ky shqetësim i kallëzuesit ka parasysh edhe raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin është konstatuar se në Spitalin Universitar të Traumës si pasojë e kësaj kontrate koncesionare ka pasur një rritje të konsumit të energjisë elektrike me vlerë rreth 32000 euro. Po duke iu referuar KLSH-së, në spitalin e Durrësit, koncesionari nuk ka ndjekur procedurën ligjore për marrjen me qira të ambienteve të spitalit dhe ka rritur kostot e spitalit për energji elektrike dbe ujë në vlerë 7,706,844 lekë.

Së katërti kallëzuesi ngre dyshime për çmimin e shërbimit të dakordësuar në kontratë. Vlen për t’u hetuar sipas tij nëse kompania ka investuar vërtet 12 milionë euro, sipas parashikimit, duke hetuar inventarin e kompanisë dhe duke verifikuar cilësinë e produkteve edhe pse nëse bëhet një llogari e thjeshtë gjendet arsye jo vetëm në kryerjen e këtij investimi, por edhe nevojën për një koncesion të tillë. Si përfundim, kallëzuesi në cilësinë e mjekut, qytetarit, pro mbi të gjitha si taksapagues, shtron pyetjen përse duhet të paguajmë 17 milionë euro në vit një koncesion për një shërbim që shteti mund ta kryente vetë shumë më lirë? Pas regjistrimit të procedimit penal nga ana e policisë gjyqësore janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në përfundim të cilave më datë 23.06.2023 janë caktuar masat e sigurimit”.

Kontrata e sterilizimit u firmos në vitin 2015 nga ministri i Shëndetësisë dhe biznesmenit të kompanisë “Sani Service”, ndërsa edhe pse u kundërshtua nga ish ministri i Financave, edhe ai e miratoi, i cili ishte ditën e djeshme në SPAK.